4
Gjatë kësaj vizite, u diskutua për vlerësimin e rrezikut dhe përgatitjen e një plani të reagimit emergjent për mbrojtjen e digës nga rreziqet natyrore dhe të tjera. Gjithashtu, u ofruan trajnime për personelin e Ndërmarrjes në fushën e reagimit ndaj emergjencave, për të përforcuar aftësitë e tyre në situata kritike.
Po ashtu, gjatë kësaj vizite u prezantuan nga afër arritjet dhe projektet në zhvillim që po realizohen në Ndërmarrjen “Ibër Lepenc,” duke vënë në pah përkushtimin dhe angazhimin e ekipit për përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e sigurisë së objekteve që menaxhohen prej saj.

