4
Ministri Maqedonci u prit nga Gjeneralmajor Fahd bin Mubarak Al-Khayarin, President i Akademisë, akademi ku oficerët e nivelit të mesëm dhe të lartë përgatiten për të marrë detyra të nivelit strategjik të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë.
Ministri Maqedonci si folës-mysafir para oficerëve lartë të kësaj Akademie, mbajti ligjeratë rreth mjedisit strategjik të sigurisë dhe kërcënimeve të sigurisë globale dhe regjionale.
Gjatë ligjeratës Ministri Maqedonci, foli për rrugëtimin e Kosovës përgjatë historisë dhe zhvillimet aktuale në fushën e mbrojtjes. Fokus qendror i ligjëratës ishte roli i lidershipit politik dhe ushtarak përballë sfidave moderne të sigurisë.




