4
Në kuadër të këtij takimi, Republika e Kosovës ka ofruar pakon e tretë të ndihmës ndaj Ukrainës, si vazhdimësi e dy pakove paraprake dhe trajnimeve të ofruara për ushtrinë ukrainase.
Takimi u drejtua nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin si dhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov. Në këtë takim mori pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili falënderoi të gjithë për ndihmën e ofruar ndaj vendit të tij.
Fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni.
Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është formati i takimeve të ministrave dhe shefave të mbrojtjes të mbi 50 vendeve të botës, që përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukrainës, që prej fillimit të agresionit rus.



