4
“Babai i tre dëshmorëve Bytyqi, Agron Bytyqi, ndjenjën e mungesës të tre djemve të tij nuk mund ta largojë asnjëherë, por është ngushëllues fakti që jeta e tyre ishte e shkurtër nga vitet por e pavdekshme nga pesha, heroizmi i tyre me lavde do të mbahet mend gjithmonë”, u shpreh me këtë rast ministri Maqedonci.
Pas homazheve, ministri Maqedonci bashkë me kryetarin Gani Shehu dhe anëtarët e Shoqatës Atlantiku, trashëgimtare e Batalionit Atlantiku të UÇK-së, zhvilluan një bashkëbisedim, gjithnjë me temë qendrore për vendin tonë dhe mundësinë e kontributit të Shoqatës Atlantiku në mbështetje të institucioneve tona.





