Ministri Maqedonci bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve të lirisë, vëllezërve Bytyqi, në New York

4

“Babai i tre dëshmorëve Bytyqi, Agron Bytyqi, ndjenjën e mungesës të tre djemve të tij nuk mund ta largojë asnjëherë, por është ngushëllues fakti që jeta e tyre ishte e shkurtër nga vitet por e pavdekshme nga pesha, heroizmi i tyre me lavde do të mbahet mend gjithmonë”, u shpreh me këtë rast ministri Maqedonci.

Pas homazheve, ministri Maqedonci bashkë me kryetarin Gani Shehu dhe anëtarët e Shoqatës Atlantiku, trashëgimtare e Batalionit Atlantiku të UÇK-së, zhvilluan një bashkëbisedim, gjithnjë me temë qendrore për vendin tonë dhe mundësinë e kontributit të Shoqatës Atlantiku në mbështetje të institucioneve tona.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors