4
- Të jetë pjesëtarë aktiv i FSK-së;
- Të ketë shërbyer në FSK, për jo më pak se 6 muaj;
- Të jetë vullnetar (të aplikojë vullnetarisht).
Kriteret:
- Mosha më e vjetër e lejuar në datën kur një kandidat fillon trajnimin në Mbretërinë e Bashkuar në RMAS është 25 vjeç;
- Të jetë fizikisht i mirë;
- Të kenë të kryer nivelin e studimeve bachelor;
- Nivel i avancuar i gjuhës angleze;
- Verifikimi/Pastërtia e figurës;
- Të jetë në gjendje të jetojë për kohë të gjatë jashtë Kosovës;
- Duhet të ketë dakordimin nga njësia/komanda e tij/saj për aplikim.
Testime para-kualifikuese:
- Kontroll mjekësore;
- Gjuha angleze;
- Testi fizik.
Testet e radhës:
- Testim fizik dhe vendosmëri;
- Shkathtësi në të shkruar dhe të folurit e gjuhës angleze;
- Paraqitja në intervistë;
- Paraqitja në prezantim individual;
- Angazhimi në detyrat komanduese dhe diskutime në grup;
Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, kandidatët do të informohen për rezultatet e tyre. Përzgjedhja do të jetë konkurruese dhe do të bazohet në performancën e tyre gjatë procesit të përzgjedhjes. I tërë procesi do të zhvillohet në gjuhën angleze. Për të pasur sukses, kandidatët inkurajohen të përgatiten me përkushtim për këtë proces.
Si të aplikoni;
Për tu bërë pjesë e konkursit, aplikuesit duhet të aplikojnë online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org// ku edhe gjendet shpallja e konkursit.
Njoftimin për shpallje të konkursit mund ta shikoni edhe në web faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net.
Konkursi është i hapur prej datës 04.12.2023 dhe data e fundit e aplikimit është 18.12.2023. Departamenti i Personelit të SHPFSK do të ju njoftojë përmes e-mailit zyrtar të njësisë ku shërbeni për kohen dhe datën e testimeve.
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja ofron trajtim të barabartë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe mirëpret aplikacionet e tyre, pa dallim nga përkatësia etnike apo gjinore.