4
Sot kryeministri Kurti, ministri Mehaj dhe zëvendësministri i MASHT, z.Taulant Kelmendi, ishin për vizitë në kazermën "Minatori" në Mitrovicë dhe "Evropianët e rinj" në Pomozotin, ku panë nga afër 204 nxënësit të cilët po ndjekin ligjëratat e lëndës "Edukim për Siguri".
Ngritja e tendave, përdorimi i litarëve dhe orientimi në natyrë, ishin temat të cilat u trajtuan sot në aspekt teorik e praktik nga ana e ligjëruesve të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit në Pomozatin dhe kazermën në Mitrovicë.
Të rinjtë e ciklit të mesëm të lartë me këtë rast po aftësohen për të qenë të gatshëm të mbrojnë veten por edhe të ndihmojnë të tjerët.


