Kryeministri Kurti, ministri Mehaj dhe zëvendësministri i MASHT, z.Taulant Kelmendi vizituan kazermën “Minatori” në Mitrovicë dhe “Evropianët e rinj” në Pomozotin

4

Sot kryeministri Kurti, ministri Mehaj dhe zëvendësministri i MASHT, z.Taulant Kelmendi, ishin për vizitë në kazermën "Minatori" në Mitrovicë dhe "Evropianët e rinj" në Pomozotin, ku panë nga afër 204 nxënësit të cilët po ndjekin ligjëratat e lëndës "Edukim për Siguri".

Ngritja e tendave, përdorimi i litarëve dhe orientimi në natyrë, ishin temat të cilat u trajtuan sot në aspekt teorik e praktik nga ana e ligjëruesve të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit në Pomozatin dhe kazermën në Mitrovicë.

Të rinjtë e ciklit të mesëm të lartë me këtë rast po aftësohen për të qenë të gatshëm të mbrojnë veten por edhe të ndihmojnë të tjerët.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors