Ministri Maqedonci merr pjesë në ceremoninë e dekorimit të Atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së në Kosovë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, sot mori pjesë në ceremoninë solemne të ndarjes së “Medaljes Presidenciale Ushtarake” për Atasheun e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, kolonel A. J. Berg, i cili u dekorua nga u.d Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Kjo dekoratë përbën një shprehje të mirënjohjes institucionale për kontributin e rëndësishëm të Kolonel Berg në forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë mandatit të tij, kolonel Berg ka kontribuar në avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, proceset e modernizimit, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, si dhe në zgjerimin e mundësive për trajnim dhe edukim ushtarak.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors