Zëvendësministri Syla priti në takim lamtumirës atasheun e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar

4

 

Në këtë takim, zëvendësministri Syla e falënderoi nënkolonelin Walker për kontributin e dhënë gjatë misionit të tij, në kuadër të bashkëpunimit bilateral ushtarak me forcat e Mbretërisë së Bashkuar, që është me peshë të madhe për proceset tona zhvillimore. Ai shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për shërbimin me përkushtim dhe angazhim përgjatë periudhës njëvjeçare të shërbimit të tij në vendin tonë.

Njëkohësisht, në takim ishte edhe atasheu i ri, nënkolonel Edward Green, të cilit zëvendësministri Syla i uroi mirëseardhje, me ç’rast, të dy u zotuan se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe më tutje, në realizimin e planeve dhe objektivave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Nënkolonel Mathew Walker për një vit ka shërbyer në Kosovë në detyrën e atasheut të Mbrojtjes (jo-rezident) i Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë kësaj periudhe është angazhuar shumë në thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së Kosovë me Ministrinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ushtrisë Britanike, duke koordinuar shumë aktivitete trajnuese për pjesëtarët e FSK-së.

Gjithashtu, ai është përkushtuar në përgatitjet rreth zbarkimit të FSK-së në Ishujt Falkland, pjesëmarrjes së kontingjenteve të FSK-së në Cambrian Patrol dhe së fundmi në koordinimin me institucionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe MM/FSK për bashkëngjitjen e trupave të FSK-së në Operacionin Interflex.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors