Zëvendësministri Syla priti në takim delegacionin ushtarak nga Ministria e Mbrojtjes së Zvicrës

4

Delegacioni zviceran u prit nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, u.d. Sekretari i  Përgjithshëm i MM-së, Gafurr Dugolli, drejtori i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike në MM, kolonel Sylejman Cakaj dhe u.d. drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, kolonel Mehmet Lladrovci.

Në këtë takim u fol për të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ku të dy palët shprehën gatishmërinë për mundësitë e bashkëpunimit në mes Ministrisë së Mbrojtjes e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Zvicrës, kryesisht në fushën e kërkim-shpëtimit, metodave të rekrutimit, menaxhimit të karrierës dhe sistemit të gatishmërisë.

Po ashtu, delegacioni zviceran prezantoi praktikat e procesit dhe metodave të rekrutimit në Forcat e Armatosura të Zvicrës, menaxhimin e karrierës dhe sistemin e gatishmërisë.

 

Pos takimeve të mbajtura në Ministri të Mbrojtjes, ky delegacion ka vizituar qendrën mjekësore të FSK-së dhe Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit të FSK-s.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors