4
Theksi i diskutimeve ishte tek vlerësimi i rreziqeve dhe rrezikshmërisë dhe pjesët e këtij vlerësimi si: planet parandaluese, skenarët për ushtrime dhe përcaktimi dhe përgatitja e strehimoreve në raste evakuimi dhe strehimi të popullatës së goditur, nga fatkeqësitë natyrore apo ndonjë fatkeqësi tjetër.
Po ashtu, diskutuan edhe çështjet e hartimit të Planeve Operative Emergjente, themelimi i Komiteteve Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ngritja e Qendrave Operative Lokale, pastaj hartimi i Planeve të Reagimit Emergjent për objektet e rëndësisë së veçantë sikurse në shkolla dhe çerdhe si dhe ngritja, trajnimi dhe certifikimi i njësive reaguese qofshin ato profesionale apo vullnetare.
Zëvendësministri Syla, sipas misionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetja ushtarake për autoritetet civile, ua ofroi mbështetjen kryetarëve të këtyre komunave si në hartimin e dokumenteve bazike, po ashtu edhe në trajnimin dhe certifikimin e njësive reaguese, qofshin profesionale apo ekipe vullnetare në kërkim-shpëtim urban, kërkim-shpëtim malor, kërkim-shpëtim ne ujëra, ndihmë të parë, materie të rrezikshme, etj.
Kryetarët e komunave Drenas, Obiliq dhe Fushë Kosovë dhe zëvendësministri Syla u pajtuan për një bashkëpunim më dinamik në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.




