4
Gjatë vizitës u diskutuan çështjet e Gatishmërisë Emergjente si në Parandalim (dokumenti vlerësimi i rrezikut për komunën e Dragashit), planet parandaluese per secilin rrezik veç e veç, skenarët për ushtrime dhe strehimoret në raste evakuimi dhe strehimi për qytetarët e goditur nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.
Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe hartimi i planit operativ emergjent lokal dhe planet e reagimit emergjent për objektet e rëndësisë së veçantë.
Zëvendësministri Syla dhe Rexhepllar ofruan mbështetjen ushtarake për autoritetet civile, jo vetëm në planifikimin emergjent, por edhe në trajnimin dhe certifikimin e njësive profesionale apo vulnetare të Dragashit, në Kërkim shpëtim urban, malor dhe ujor.
Kryetari i komunës së Dragashit Bexhet Xheladini, pranoi me kënaqësi dhe entuziazëm bashkëpunimin dy palësh duke theksuar se Dragashi si zonë malore dhe me rreziqe si zjarret, ortekët, rrëshqitjet e gurëve, tërmetet etj. ka nevojë për bashkëpunim, në mungesë të kapaciteteve qofte planifikuese qoftë reaguese.
Për me tepër, u konkludua bashkërisht nga të dyja palët se është shumë e domosdoshme që qytetarët e Dragashit: shqiptarët, boshnjakët, goranët dhe të tjerët, kanë nevojë për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.