4
Në këtë ushtrim morën pjesë kryetari i Komunës së bashku me drejtorët e drejtorive dhe të gjithë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave tjera, të cilët janë anëtarë të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (Shtabit emergjent).
Me këtë rast, në ushtrim ishte prezent edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.
Ky ushtrim tavoline, i titulluar ”Kamenica 24”, ishte me skenar vërshimi.
Objektiv kryesor i ushtrimit ishte: Testimi i planeve, procedurave, protokolleve, marrëveshjeve dhe memorandumeve të Komunës se Kamenicës, për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, duke u fokusuar në vlerësimin e rreziqeve, skenarët për ushtrime, strehimoret dhe planet e evakuimit dhe strehimit si dhe në menaxhimin e strehimoreve duke pasur parasysh ofrimin e kushteve elementare për jetesë qytetarëve të goditur nga vërshimet.
Gjatë ushtrimit, po ashtu u testuan edhe planet parandaluese si pastrimi i lumenjve, çështjet e reagimit, evakuimit dhe strehimit si dhe rimëkëmbjes së komunitetit, me theks të veçantë në rimëkëmbjen e infrastrukturës kritike, për qytetarët si: strehimi, uji i pijshëm, zinxhiri i furnizimit me ushqim dhe me energji elektrike dhe kthimi i gjendjes në normalitet.
Ushtrimi ishte rezultat i ofrimit të bashkëpunimit mes Komunës së Kamenicës, Ministrisë se Mbrojtjes dhe FSK-së, për realizimin e objektivit të mbështetjes ushtarake për autoritetet civile.
Në fund të ushtrimit u mbajt edhe analiza pas veprimit, ku pjesëmarrësit diskutuan për fuqitë, mangësitë dhe përmirësimet e kapaciteteve menaxhuese komunale, për fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

