Sektori për Mbrojtje Kibernetike i FSK-së realizoi punëtorinë në fushën e sigurisë kibernetike

4

Përpos pjesëtareve të FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes, në ketë punëtori gjithashtu morën pjesë edhe ekspertë të fushës nga institucionet e Republikës së Kosovës si: MPB, KOS-CERT, Dogana e Kosovës, ATK dhe AKI.

Punëtorinë e hapi Shefi i Stafit të SHPFSK, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, i cili në fjalën e tij drejtuar të pranishmeve në punëtori theksoi rëndësinë e ngritjes së bashkëpunimit ndër institucional në fushën e sigurisë kibernetike.

Gjatë kësaj punëtorie gjithashtu u shqyrtuan çështje të shumta me interes të përbashkët si:

– Shkëmbimi i informacioneve dhe praktikave më të mira për organizimin dhe funksionimin e mbrojtjes dhe sigurisë së informacioneve dhe sistemeve tona, si dhe avancimi i ngritjes së bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndër-institucional.

– Përcaktimi i një platforme për shkëmbimin e informacionit në fushën e sigurisë kibernetike.

– Gjetja e mundësive për organizimin e përbashkët të fushatave vetëdijesuese për përdoruesit fundor si një komponentë e domosdoshme në përmirësimin e hapësirë kibernetike.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors