4
Me këtë rast, Ministrja Tanner shprehu vlerësimet e saj në lidhje me avancimet e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, qëndrimin proevropian sa i përket agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes, përmes trajnimeve të përbashkëta ndërmjet forcave të dyja shteteve.
Nga ana e tij, Ministri Mehaj falënderoi për ftesën si dhe për pjesëmarrjen e autoriteteve austriake në konferencën “FSK dhe partnerët”, për gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim, si dhe i kërkoi përkrahje për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në iniciativat rajonale, në NATO dhe BE.

