Oficerët e “Kursit të Lartë të Oficerëve” nga Shqipëria vizituan Ministrinë e Mbrojtjes

4

Duke cekur rëndësinë e sigurisë në përgjithësi dhe atë të sigurisë bashkëpunuese në veçanti, Ministri Mehaj theksoi se forcimi i bashkëpunimit në mes të të dy ushtrive, është në funksion të interesave të përbashkëta dhe në dobi të sigurisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri Mehaj theksoi se lidhjet e ngushta vëllazërore do të forcohen edhe më tej në shtimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e me theks të veçantë në shkëmbim përvojash ushtarake në shkollim ushtarak, trajnime dhe stërvitje të nivelit operacional, taktik dhe strategjik.

Akademia e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë është institucion arsimor që ofron shkollimin e kuadrove të reja në programe të licencuara nga NATO.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors