4
Me këtë rast, është nënshkruar plani bilateral i aktiviteteve për vitin 2024, plan i cili do të ofrojë trajnime profesionale dhe të avancuara për pjesëtaret e FSK. Plani bilateral u nënshkrua nga drejtori i Politikave të Mbrojtjes, z. Faruk Geci dhe Drejtori i Planifikimit dhe Organizimit nga ushtria Jordaneze, Gjeneral Brigade Tariq Al Hajaia. Përveç nënshkrimit te planit bilateral, gjate këtij takimi u diskutua për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe në rajon si dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes të dy Ministrive të Mbrojtes dhe ushtrive të dy vendeve. Në fund të takimit palët u pajtuan që në të ardhmen të zgjerohen fushat e bashkëpunimit edhe me aktivitete tjera me interes reciprok.


