Nënshkruhet marrëveshje ushtarake kornizë me Republikën e Turqisë

4

Takimi i dy ministrave të mbrojtjes filloi me pritje ceremoniale ushtarake, ku ky takim u përmbyll me nënshkrimin e Marrëveshjes Ushtarake Kornizë, me anë të së cilës pritet thellimi i bashkëpunimit ushtarak në shumë drejtime.

Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turqi, ishin disa nga çështjet të cilat ministrat diskutuan, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapet rrugë procesit për realizimin e tyre.

“Krahas lidhjes kulturore ndërmjet dy shteteve tona, tashmë ekziston një bashkëpunim i ngushtë në aspektin ushtarak, me qëllim që së bashku t'i kontribuojmë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, theksoi ministri Maqedonci.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors