Në Ministrinë e Mbrojtjes përfundoi trajnimi pesëditor i organizuar nga ODC

4

Në këtë trajnim, të titulluar “Menaxhimi i blerjeve, kontratave dhe menaxhimit te ciklit jetësor” morën pjesë mbi 30 pjesëtarë nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, si dhe nga agjencitë e sigurisë në vend. Fokusi i punëtorisë ishte ekzaminimi i koncepteve dhe sfidave themelore që lidhen me menaxhimin e projekteve të blerjes në fushën e mbrojtjes. Pjesëmarrësit kanë shqyrtuar në mënyrë kritike, janë angazhuar dhe kanë aplikuar elemente të ndryshme të detajuar të menaxhimit të projektit, si pjesë përbërëse e projektit. Gjithashtu, janë diskutuar dhe trajtuar fazat e ciklit të projektit dhe pikat kyçe të vendimit, duke përfshirë identifikimin e caqeve dhe produkteve të projektit, buxhetit dhe aspektet teknike, si dhe organizimi i një sërë ushtrimesh në grupe punuese për të hartuar konceptet e paraqitura në skenarë të integruar.   

 

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors