4
Në fillim, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim shefin e Misionit të EULEX, Lars Gunnar Wigermark, të cilin e falënderoi për donacionin e dhënë, njëherazi duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e mirë të deritashëm në mes dy institucioneve.
Më pas, në emër të misionit të EULEX-it, z. Wigermark, dhe në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, Sekretari i Përgjithshëm, Avdylkader Muçaj, nënshkruan certifikatën e pranim-dorëzimit të donacionit përkatës.
Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar për bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve me të gjitha institucionet vendore dhe autoritetet ndërkombëtare në Kosovë, për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim.




