4
Me këtë rast, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi, i cili ka për qëllim përcaktimin e bashkëpunimit reciprok në mes të FSK-së dhe AKSP-së, në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të pjesëtarëve të sigurisë dhe mbrojtjes.
Ky Memornadum u nënshkrua nga shefi i Sektorit të Operacioneve dhe Trajnimeve të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, kolonel Astrit Haliti dhe zëvendësdrejtori i AKSP-së Kastriot Jashari.
Në kuadër të fushave të bashkëpunimit, në mes tjerash, përfshihet dhe ofrimi i programeve trajnuese si dhe bashkëpunimi i ndërsjelltë në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive të trajnimeve, hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e sigurisë dhe mbrotjes përmes shkëmbimit të personelit, etj.


