Ministri Mehaj takoi ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, znj.Slavjanka Petrovska

4

Me këtë rast dy ministrat diskutuan për fushat në të cilat mund të bashkëpunojmë, me theks të veçantë bashkëpunimin në trajnime si dhe stërvitje të përbashkëta ndërmjet ushtrive të dy vendeve.

Gjithashtu Ministri Mehaj, homologes së tij, Ministres Petrovska i rikujtoi se FSK është e gatshme që ushtrisë maqedono-veriore t’i ofroj trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, për të cilën kemi kapacitete jashtëzakonisht të përgatitura, ndërsa pala maqedono-veriore të shkëmbej me ne përvojën e reformimit të brendshëm përgjatë rrugëtimit në procesin për anëtarësim në Programin e Partneritetit për Paqe, në të cilin synojmë që edhe Republika e Kosovës të jemi anëtar.

Po ashtu diskutime të rëndësishme ishin edhe dakordimi për bashkëpunim në procesin e integrimit të grave në ushtri, shkëmbimit të praktikave më të sukseshme, shkollimit të oficereve dhe trajnimit të tyre, si dhe çështje tjera me interes të përbashkët.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors