4
Me këtë rast, u diskutua për procesin e realizimit të planeve të bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mjedisin aktual të sigurisë dhe sfidave trans-nacionale.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë në angazhim të përbashkët për sigurinë dhe mbrojtjen, jo vetëm të dy vendeve tona por të gjithë rajonit e më gjerë”, theksoi Ministri Mehaj në këtë takim.

