4
Gjatë këtij takimi, Ministri Mehaj i ndau Ambasadorit Sakar mirënjohje për dhënien kontributin të jashtëzakonshëm, në cilësinë e ambasadorit të Turqisë, në rritjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë dhe avancimin në përgjithësi të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Turqisë.
Ndërsa, Ambasadori Sakar e falënderoi Ministrin Mehaj për bashkëpunimin e mirë dhe theksoi se ky nivel i bashkëpunimit do të vazhdojë edhe me pasuesin e tij, duke ngritur gjithnjë e më shumë mbështetjen e Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës, në të gjitha fushat me rëndësi.
Në fund të këtij takimi, Ministri Mehaj e uroi Ambasadorin Sakar në detyrat e tija të reja përgjatë karrierës së tij në vijim.



