Ministri Mehaj priti në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral brigade Stephen Osborn

4

Fillimisht, Ministri Mehaj i uroi mirëseardhje Gjeneralit Osborn dhe e njoftoi lidhur me situatën e sigurisë në vend, zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave  strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë sonë, me theks të veçantë në Planin Gjithëpërfshirës së Tranzicionit të FSK-së, ecurinë e përgatitjeve për ushtrimin  shumëkombësh të “Defender Europe ‘23”, plotësim-ndryshimet në legjislacion të MM-së, etj.

Në këtë takim, Ministri Mehaj dhe Gjenerali Osborne theksuan se janë të përkushtuar për thellimin e partneritetit nga i cili përfitojnë të dy vendet.

Nga ana e tij, Gjeneral Osborne theksoi se partneriteti me Iowa-n do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm, dhe se gjithashtu do të vazhdojë mbështetja këshilluese në implementimin e planit dhjetëvjeçar të FSK-së, ashtu që Forca e Sigurisë së Kosovës jetë ushtri profesionale e ndërveprueshme me ushtritë e shteteve të NATO-s, e aftë për të ruajtur paqen në vend, rajon dhe më gjerë.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors