4
Gjithashtu, Ministri Mehaj e informoi z. Winternitz, për të arriturat e deritashme në aspektin e reformës legjislative, dokumenteve strategjike, politikave integruese rajonale dhe euroatlantike, operacioneve paqeruajtëse dhe humanitare, si dhe dinamikës së realizimit të planit të tranzicionit të FSK-së.
Nga ana e tij, z. Winternitz, vlerësoi lartë të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me theks të veçantë mbështetjen e operacionit humanitar të NATO-s udhëhequr nga SHBA, për evakuimin e afganëve, si dhe mbështetjen logjistike të operacioneve për mbështetjen e Ukrainës.

