Ministri Mehaj priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në MPJ të Republikës së Turqisë, ambasadorin Ilhan Saygili

4

Fillimisht, në këtë takim u bisedua lidhur me çështjet më rëndësi për të dy vendet si dhe ato ndërkombëtare, për mbështetjen që Turqia mund të ofrojë sa i përket lobimit për njohje të reja, integrimin e Republikës së Kosovës në strukturat euro-atlantike, në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO.

Bashkëbiseduesit theksuan raportet e shkëlqyera që kanë historikisht Kosova dhe Turqia si dhe mundësitë e thellimit të këtyre raporteve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë e mbrojtjes.

Në këtë takim, z. Saygılı shfrytëzoi rastin të falënderojë Ministrin Mehaj për mbështetjen e fuqishme të dhënë nga ana e FSK-së në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

Gjithashtu, Ministri Mehaj e falënderoi Drejtorin Saygili për bashkëpunimin e afërt të Republikës së Turqisë me Republikën e Kosovës dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga populli dhe shteti turk.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors