4
Në këtë takim njohës fillimisht u trajtuan çështje me rëndësi dypalëshe dhe ato ndërkombëtare si dhe u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira në mes të të dy vendeve.
Me këtë rast, Ministri Mehaj shprehu mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga populli dhe shteti turk, si mik e partner i dëshmuar i popullit dhe Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, Ministri Mehaj i shprehu ngushëllime ambasadorit turk për të gjitha viktimat nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë, me ç’rast ambasadori Angili falënderoi Ministrin Mehaj për mbështetjen e pakursyer të dhënë nga ana e FSK-së në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga ky tërmet.
Në këtë takim u bisedua për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ku u theksua mundësia e shtimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimeve ushtarake.

