Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

4

Me këtë rast u diskutua rreth situatës aktuale gjeopolitike, rolin e FSK-së në këtë mes, ndihmën që mund të ofrohet për Ukrainën, por dhe rëndësisë së ruajtjes së stabilitetit në vend, si shtet që në aspektin politik është garantues i stabilitetit në Ballkan.

Gjithashtu, u diskutuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve, në funksion të interesave të partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave, me qëllimin kryesor ruajtjen e paqes në vend, rajon dhe më gjerë.

Ministri Mehaj theksoi se bashkëpunimi me shtetet aleate është pjesë e rëndësishme e pandashme e rrugëtimit tonë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors