Ministri Mehaj priti në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen

4

Në këtë takim u bisedua lidhur me tema të ndryshme me interes për të dy palët, me theks të veçantë në zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministri Mehaj me këtë rast shprehu interesimin për mundësinë shkëmbimit të përvojave në mes të dy ministrive të mbrojtjes si në zhvillimin e kurseve dhe trajnimeve ushtarake në kushte dimërore për pjesëtarët e FSK-së në Finlandë.

Po ashtu, Ministri Mehaj i ofroi Ambasadorit Nissinen mundësinë e ofrimit të trajnimeve në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në Kërkim-Shpëtim për pjesëtarët e ushtrisë finlandeze.

Nga ana e tij, duke vlerësuar lartë procesin e zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, Ambasadori Nissinen shprehu vullnetin e tij dhe shtetit finlandez për fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e plotë në proceset integruese euro-atlantike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors