Ministri Mehaj priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo

4

 Me këtë rast, ambasadorja Lobbezoo e uroi ministrin Mehaj për detyrën dhe i dëshiroi suksese në punën e tij duke theksuar interesimin e Qeverisë së Holandës që bashkëpunimi në mes dy vendeve edhe në fushën e mbrojtjes të vazhdojë me intensitet të shtuar drejt avancimit të mëtejmë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.Nga ana e tij, ministri Mehaj e falënderoi ambasadoren Lobbezoo për mbështetjen e qeverisë holandeze me ministrinë dhe forcat e saj ushtarake për të arriturat e deritashme dhe theksoi nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit në përputhje me interesat e përbashkëta të dy ministrive dhe ndikimit të tyre në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors