Ministri Mehaj priti ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar

4

Me këtë rast, Ministri Mehaj dhe Ambasadorin Sakar biseduan lidhur me situatën aktuale të sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.

Gjithashtu, Ministri Mehaj e njoftoi Ambasadorin Sakar me proceset zhvillimore aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, të arriturat e deritashme si dhe synimet për të ardhmen.

Ai njëherit e falënderoi Ambasadorin Sakar si dhe i shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së.

Nga ana e tij, Ambasadori Sakar i premtoi ministrit Mehaj se Turqia, si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, sikur deri më tani, do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët në mënyrë që t’i përmbushë me sukses të plotë synimet e saj.

Në fund, të dy u dakorduan që bashkëpunimi në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors