Ministri Mehaj priti ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot

4

Në këtë takim mes Ministrit Mehaj dhe Ambasadorit Guérot, të shoqëruar nga atasheu i mbrojtjes së Francës, jorezident për Kosovën, kolonel Nicolas Coussièrenë, mes tjerash biseduan edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend dhe rajon, me ç’rast Ministri Mehaj e njoftoi lidhur me angazhimin në avancimin dhe ngritjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, sipas standardeve të vendeve të NATO-s, rekrutimin e ushtarëve të rinj, me fokus në shtimin e numrit të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë, si dhe grave e vajzave, etj.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për procesin e realizimit të Planit dhjetëvjeçar të Tranzicionit të FSK-së si dhe për përgatitjet për stërvitjen e përbashkët me forcat aleate “Defender-Europe ’23”.

Ministri Mehaj, theksoi me rëndësi të madhe përvojën e forcave ushtarake franceze në përgjithësi, si dhe në fushën e operacioneve paqeruajtëse në veçanti, si mundësi për mbështetjen e zhvillimit dhe avancimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Në fund, Ministri Mehaj dhe ambasadori Guérot u pajtuan që të vazhdojnë kontaktet edhe në të ardhmen, në funksion të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, që do të çonte në përafrim edhe më të madh në mes të të dy vendeve tona.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors