4
Më pas, vizita e Ministrit Mehaj ka vazhduar në shtëpinë muze të atit të kombit të Bangladeshit, Sheikh Mujibur Rahman.
Gjatë këtyre ditëve Ministri Mehaj, me delegacion, do të realizojnë takime me autoritete të larta qeveritare të Bangladeshit, me fokus të veçantë atë nga fusha e mbrojtjes. “Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona si partnerë të barabartë do të jetë prioritet i yni”, ka theksuar Ministri Mehaj.











