4
Për herë të parë, në këtë forum që trajton ndikimin ekonomik, si pasojë e situatës gjeopolitike dhe koordinimin në mes shteteve për menaxhimin e kësaj krize, është i ftuar dhe Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, shoqëruar nga i ngarkuari me punë në misionin e posaçëm në Greqi, Fitim Gllareva, këshilltari ushtarak, kolonel Ejup Maqedonci si dhe këshilltarja për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Leureta Lumi.
Gjatë hapjes së forumit, Ministri Mehaj pati rastin të takojë shumë personalitete të shquara, ndërsa do të jetë folës kryesor në panelin Western Balkan Quad.


