4
Ky aksion zhvillohet në kuadër të shënimit të 14 Qershorit – Dita Botërore e dhurimit të gjakut.Me këtë rast, ministri Mehaj, i shoqëruar edhe nga zv.ministri Syla dhe drejtoresha e QKTGJ-së, Dr. Bukurie Zhubi, vlerësoi lartë iniciativën përkatëse duke theksuar se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, sikur në kuadër të detyrimit ligjor për mbështetje ushtarake të autoriteteve civile, gjithashtu edhe në forma të organizimit vullnetar, është gjithherë e gatshme të ofroj mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve tanë. Nga ana e saj , znj. Zhubi, e vlerësoi lartë, vullnetin e ministrit Mehaj, duke theksuar se ndër kontributorët më të mëdhenj në vend, në dhurimin vullnetar të gjakut, janë zyrtarët dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së të cilët realizojnë dhurimin periodik të organizuar dy herë brenda vitit, krahas dhurimeve individuale e grupore në raste të shumta.Dita Botërore e dhurimit të gjakut është ditë që u kushtohet dhuruesve të gjakut për hir të sakrificës që ata bëjnë si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të pasur sa më tepër dhurues vullnetarë të gjakut.


