Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA takuan drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), James. A. Hursch

4

Në këtë takim është biseduar rreth blerjeve të pajisjeve ushtarake të cilat janë në proces përmes programit të FMS dhe FMF, me ç’rast Ministri Mehaj u shprehi mirënjohjen e tij qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e ngushtë sa i përket investimeve në pajisje ushtarake si dhe përkrahjen e dhënë në trajnimin e ushtarakëve tanë në përdorimin e këtyre pajisjeve.

“Për dallim nga Serbia që partner ka Rusinë, për ne, SHBA, mbetet partneri ynë kryesor në këtë drejtim, ngase synimi ynë është të bëjmë ngritjen e kapaciteteve tona në përputhje me standardet e NATO-s, në ndërveprueshmëri me Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Ministri Mehaj me këtë rast.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors