Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari, bënë homazhe tek Kompleksi Memorial Adem Jashari

4

Më pas, Ministri Mehaj me delegacionin nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, u pritën nga kryefamiljari i familjes Jashari, Baca Rifat dhe nipi i tij, Lulzimi, i biri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Me këtë rast, Baca Rifat, dha mesazhin për angazhim të të gjithëve për zhvillimin dhe forcimin e institucioneve dhe frymës së bashkimit për realizimin e idealeve të të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e kombit dhe atdheut tonë.

Nga ana e tij, Ministri Mehaj shprehu emocionet e thella në këtë datë shumë të veçantë të mbarë kombit, si dhe siguroi se Ministria dhe Ushtria e Kosovës udhëhiqen mbi idealet e Kryekomandantit Adem Jashari, familjes Jashari, lavdisë së UÇK-së dhe gjithë të rënëve për lirinë e vendit.

Në vazhdim, Ministri Mehaj me delegacionin nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, bëri homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve të UÇK-së në fshatin Marinë ku në nderim të flijimit të tyre për lirinë e atdheut, vendosën buqeta lulesh.

 

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors