4
Gjatë takimit u diskutua rreth programeve trajnuese të Forcave Speciale Turke që mund të ndjekin ushtarakët e Forcës Speciale të FSK-së.
Ministri Maqedonci falënderoi Gjeneralin Erbakan për mbështetjen e deritanishme, ndërsa u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së.









