4
Në takimin lamtumirës me ambasadorin Abbott, ministri Maqedonci e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe veçanërisht për kontributin në heqjen e vizave për personelin civil dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Ministri theksoi faktin se shteti britanik ka qenë dhe është aleat i Kosovës në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë, si dhe ruajtjen e vlerave demokratike dhe se ambasadori Abbott do të mbetet mik i përjetshëm i Republikës së Kosovës.





