Ministri Maqedonci priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ozkan Ulutas

4

Ministri Maqedonci me këtë rast shprehu mirënjohjen për kontributin e KFOR-it në sigurinë e vendit dhe më gjerë, në veçanti për shtimin e patrullimeve në vijën  kufitare me Serbinë, pas situatës së krijuar në fund të shtatorit të vitit të kaluar. Po ashtu, në këtë takim, ministri Maqedonci e informoi komandantin e KFOR-it lidhur me proceset aktuale nëpër të cilat po kalojnë Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën rëndësinë e bashkëpunimit  në mes të dy institucioneve, me ç’rast komandanti i KFOR-it, theksoi se është i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit që ka me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, në kuadër të mandateve që kanë, e po ashtu dhe me të gjitha institucionet tjera të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Ata u pajtuan për vazhdimin e kontakteve si dhe koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët, në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors