4
Ministri Maqedonci informoi ministrat dhe përfaqësuesit e mbi 50 vendeve të Grupit të Kontaktit për mbështetjen dhënë nga FSK për trajnimin e trupave ukrainase në kuadër të Operacionit Interflex në Mbretëri të Bashkuar, si dhe trajnimin për deminim për trupat ukrainase, që është duke e realizuar në bashkëpunim me EUCOM, në Kosovë.
Gjithashtu, ministri i njoftoi të pranishmit për paketën e parë të mbështetjes ushtarake që do të dërgohet në Ukrainë gjatë javës së ardhshme, e që përbëhet nga dhjetëra kamionë taktik, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Në fjalën e tij, ministri Maqedonci njoftoi për koordinimin dhe përgatitjen e pakos së dytë mbështetëse ushtarake, që përbëhet nga mijëra predha të mortajave, që do të dërgohet së shpejti në Ukrainë, me qëllim mbështetjen e njësive ushtarake të Ukrainës për rritjen e fuqisë së zjarrit indirekt.




