Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ftesë të Institutit të Prishtinës për Studime Politike, mori pjesë në diskutimin me temë “Forcimi i reziliencës së mbrojtjes civile në Kosovë”.
Gjatë këtij diskutimi, ministri prezantoi Programin Kombëtar të Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse, të miratuar më 11 shtator 2024 nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Programi Kombëtar i Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse, i strukturuar në shtatë objektiva, do të konkretizohet përmes planeve të veprimit, me qëllim të transformimit të sistemit të mbrojtjes së vendit në një sistem gjithëpërfshirës, ku angazhohen të gjithë qytetarët dhe shoqëria në tërësi.
Me qytetarin në qendër të këtij koncepti, Kosova synon të forcojë gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë për t’u përballur me fatkeqësi natyrore, kriza apo sulme të ndryshme.