4
Të dy homologët diskutuan çështje që lidhen me sfidat aktuale të sigurisë. Ministri kanadez i Mbrojtjes dhe Ministri Maqedonci nënvizuan nevojën për të thelluar më tej bashkëpunimin në interes të ruajtjes së paqes dhe sigurisë.
Nga ana e tij, Ministri Maqedonci falënderoi homologun e tij kanadez për ndihmën e dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet ndërtimit, dhe shprehu vullnetin për thelluar bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes.
Çështje tjetër që u diskutua ishte edhe sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, me ç ‘rast Ministri Blair u informua nga Ministri Maqedonci edhe për të gjeturat e hetimit të bërë me këtë rast.
Konkluzion i përbashkët i dy ministrave ishte që bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes të dy vendeve të thellohet edhe në tej përmes nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi.


