Ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari po marrin pjesë në takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

4

Takimi drejtohet nga sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin si dhe Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov.

Për herë të parë, pjesëmarrësve iu drejtua edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili shprehu falënderimin e popullit të Ukrainës ndaj ministrave dhe shefave të mbrojtjes të pranishëm për ndihmën e ofruar vendit të tij.

Fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni.

Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është formati i takimeve të ministrave dhe shefave të mbrojtjes së mbi 50 vendeve të botës që përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukrainës, që prej fillimit të agresionit rus.

                                                                                           

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors