4
Ministri gjatë takimit theksoi faktin që Rusia përmes Serbisë është duke shtrirë ndikimin në Ballkan, e ngjarjet aktuale në veri të vendit janë pikërisht vepër e grupeve kriminale të nxitura e të financua nga këto dy shtete që ka për qëllim destabilizimin e vendit.
Ministri po ashtu e njoftoi z. Stuart Peach për gjitha avancimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe bashkëpunimin e ngushtë që ekziston ndërmjet Ministrisë së Mbrotjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe.
Në anën tjetër, z.Peach, vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm në mes të dy vendeve, në veçanti bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes si dhe shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e situatës së sigurisë në komunat veriore të Kosovës.
Në fund të takimit u pajtuan që kthimi i gjendjes në normalitet dhe zbutja e tensioneve është mënyra më e mire për të ecur përpara.