Mbahet takimi koordinues i fillim vitit në mes MM-së dhe SHPFSK me NALT dhe ISG

4

Si fokus për vitin 2023 është hartimi dhe miratimi i Strategjisë së Mbrojtjes, Projektligji për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri, Koncept-dokumenti për komponentin rezervë, etj.

Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se viti 2023 është një vit shumë i rëndësishëm për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në ku ndër objektivat më të rëndësishme është ristrukturimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjithashtu, Ministri Mehaj theksoi me rëndësi diskutimin për mënyrat se si mund të rritet efikasiteti në punë, të ngritët niveli i koordinimit ndërmjet aktorëve institucional, si dhe të eliminohet çdo pengesë duke risistemuar personat e duhur në pozitat e duhura.

Këtë vit ngjarje me rëndësi, ai potencoi edhe Ushtrimi “Defender-Europe 23”, për çka kërkoi angazhim dhe përgatitje shtesë. Më tej në fjalën e tij, Ministri Mehaj theksoi se integrimi në NATO i Republikës së Kosovës duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe për këtë ai kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Nga ana e tij, Drejtori i NALT, gjeneral brigade Joachim Hoppe përgëzoi MM-në dhe FSK-në për organizimin e sotëm duke theksuar se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi theksoi se viti 2022 ishte një vit i rezultateve të larta dhe se për këtë vit duhet të identifikohen çështjet për zhvillim të mëtejmë të FSK-së në mënyrë që të realizohen objektivat e parapara. Gjithashtu, për realizimin e qëllimeve dhe tejkalimin e sfidave të mundshme për këtë vit, gjeneral Cikaqi kërkoi ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë, në veçanti NALT dhe ISG.

Punëtoria njëditore e sotme vazhdoi me prezantimin e sfidave nga ana e drejtorëve te drejtorive të Ministrisë së Mbrojtjes për të cilat u diskutuan mundësitë dhe modalitetet për tejkalimin e tyre dhe arritjen e plotë të objektivave të parapara për vitin 2023.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors