Kosova dhe Gjermania janë në nivelin më të lartë të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes

4

Me këtë rast, Ministri Mehaj falënderoi Gjeneralin Laubenthal për mbështetjen e shtetit gjerman në të gjitha fushat e posaçërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu, ai e informoi me situatën e sigurisë në vendin tonë e rajon, e pastaj për proceset zhvillimore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, me fokus në dinamikën e realizimit të fazës së dytë të tranzicionit, duke kërkuar njëkohësisht edhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes.

Nga ana e tij Gjenerali Laubenthal, ndër të tjera evokoi kujtimet e tij gjatë shërbimit në kuadër të misionit të KFOR-it në vendin tonë, mes viteve 2002-2003, duke shprehur impresionet për zhvillimet pozitive në konsolidimin e institucioneve kosovare, si dhe shprehu mbështetjen e plotë për avancimin e bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors