Kontingjenti i FSK-së do të zbarkojë në Mbretërinë e Bashkuar 2024 për operacionin INTERFLEX

4

Ministri Maqedonci me këtë rast ka theksuar se ky angazhim i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në linjë me qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në mbështetje të popullit dhe luftës së drejtë të Ukrainës.   

Operacioni Interlfex zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni.

Kësisoj, Forca e Sigurisë së Kosovës do t'i bashkëngjisë një kontingjent të instruktorëve profesionistë njësisë së Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar që realizon operacionin Interlfex.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors